Dy persona janë vënë në pranga në Korçë, pasi akuzohen për transportim të emigrantëve të paligjshëm me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion shtetet e BE-së.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Midnight 13”, u arrestuan në flagrancë: T. M., 34 vjeç dhe A. P., 33 vjeç, të dy banues në Durrës.
Ata u kapën në flagrancë në unazën e qytetit të Korçës, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”, teksa po transportonin me një automjet (furgon), me drejtues T. M. dhe pasagjer A. P., kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, 10 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni, dy celularë dhe një vlerë monetare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel