Të paktën një person ka humbur jetën kur një zjarr masiv përfshiu një ndërtesë tetë-katëshe në Romë, thonë zyrtarët italianë.
Nëntë persona u plagosën në zonën lindore të kryeqytetit Colli Aniene.
Zjarrfikësit e Romës thonë se kanë arritur të vënë nën kontroll flakët dhe tani janë duke inspektuar ndërtesën në rast se njerëzit janë bllokuar brenda.
Gjashtë ekipe u përfshinë në luftimin e zjarrit që më parë përfshiu skelat dhe arriti në katin e shtatë.
Një kolonë e trashë tymi të zi u pa më parë duke u ngritur mbi qytet.
Shkaku i zjarrit, i cili filloi rreth orës 14:00 me orën lokale të së premtes, po hetohet.
Trupi i viktimës – i raportuar se ishte një burrë rreth të 40-tave ose 50-ave – u gjet në ndërtesë më vonë.
Një këshilltar lokal citohet nga gazeta La Repubblica të ketë thënë se ndërtesa tani është e paqëndrueshme dhe më shumë se 100 banorë janë të pastrehë.
Top Channel