“Në veri kemi milici fashiste”/ Kurti përmend emrat e personave me maska, opozita kundërshton!

02/06/2023 11:20

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në seancën e sotme plenare, ka përmendur ermat e autorëve të maskuar, që sipas tij kanë shkaktuar trazirat e këtyre ditëve në veri të vendit.

“Millorad Jevtiç, shtëpia e tij është shndërruar në bazë të këtyre grupeve. Ata po punojnë në mobilizimin e këtyre strukturave, Nicko jevtiç nga mbrojtja, Rajko Jevtiç, ish-drejtor i komunës së Leposaviqit.

Aleksandar Filipoviç, personi kryesor që i drejton ata, më 12maj ka rrahur një qytetare serbe. Po ashtu Nokolla Agjiç, Severna Brigada, Milan Zhvkobiç”.

Sipas Kurtit, në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ka milici fashiste, ndaj duhet mbështetur maksimalisht policia e Kosovës atje.

“Kemi të bëjmë me milici fashiste, për këtë përballë i duhet Qeveria e Kosovës, i duhet Kuvendi i duhet populli. Policia ka nevojë për mbështetje”.

Top Channel