Dhjetra thasë me mbetje njerëzore gjenden në perëndim të Meksikës (fotot)

02/06/2023 18:04

Një helikopter shihej sot që ngrinte qese me mbetje trupash njerëzorë të gjetura në një rrëpirë në shtetin perëndimor meksikan Jalisco.

Të paktën 45 qese u zbuluan gjatë operacionit të kërkimit që në fakt nisi për shtatë persona të zhdukur dy ditemë parë, sipas autoriteteve vendase.

“45 qese me mbeje njerëzore qe i përkisnin si burrave dhe grave janë nxjerrë,” thuhej në deklaratën e prokurorit vendor ku shtohej se vijonte mbledhja e provave.

Zbulimi i rëndë u bë në një rrëpirë 40-metra të thellë në bashkinë e Zapopan, në Guadalajara.

Autoritetet arritën aty teksa kërkonin dy gra dhe pesë burra rreth të 30-ave që janë raportuar të zhdukur prej 20 majit.

Të dhënat për vendndodhjen kishin ardhur nga burime të ndryshme por autoritetet thanë se te rinjte  të gjithë punonin në një ‘call center’, pranë vendit të gjetjes së kufomave.

Zyrtarët e mjekësisë ligjore ende nuk kanë përcaktuar numrin e viktimave apo identitetet e tyre.

Hetimet thonë se ‘call-center’ në fjalë përfshihej në aktivitete ilegale, por kjo refuzohet nga të afërmit e të zhdukurve, të cilët akuzojnë autoritetet se po kriminalizojnë viktimat.

Vitet e fundit në zona të ndryshme të Jalisco, janë gjetur mbetje njerëzore të shpërndara në qese apo në varre ilegale.

Në vitin 2021, në qytezën e Tonalá, në Jalisco, u gjetën 70 qese me mbetjet e 11 njerëzve të vrarë, që autoritetet i atribuojnë luftës mes bandave të krimit e drogave.

FOTO GALERI
1/5
Një helikopter shihej sot që ngrinte qese me mbetje trupash njerëzorë të gjetura në një rrëpirë në shtetin perëndimor meksikan Jalisco.

Top Channel