Ish-zyrtari i marinës Joseph Dituri ka kaluar më shumë se tre muaj në një kapsulë në thellësinë e oqeanit Atlantik për të studiuar efektet e presionit të mjedisit në trupin e njeriut.
Shkencëtari kaloi 93 dite nën ujë dhe zbuloi se kjo duket se ktheu prapa orën e moshës së tij me të paktën 10 vjet.
Aventura i dha tij gjithashtu mundësinë të thyente rekordin e mëparshëm të jetesës nën ujë, që ishte vetëm 73 ditë.
Pas kthimit në tokë Dituri u kontrollua nga mjekët që matën parametrat e tij vitale dhe telomeret – sekuencën e ADN-së që ngjitet në fund të kromozomeve.
Telomeret të cilat zakonisht tkurren me kalimin e moshës, në rastin e Dituri ishin 20 përqind më të gjata sesa kur ai u zhyt në mars.
Ata shtonin gjithashtu se burri kishte 10 herë më shumë qeliza embrionale sesa në fillim të studimit.
Disa avantazhe të tjera të qëndrimit të tij hibernetik ishin se tashmë ai mund të bëjë 60 deri në 66 perqind të gjumit të tij të thellë, dhe kishte rënie të ndjeshme të kolesterolit dhe inflamatorëve në trup.
Ndryshimet në shëndetin e tij fizik vinin si rezultat i presionit ku kishte qëndruar, që është ditur dhe më parë të sjellë avantazhe shëndetësore.
Kërkimi i Dituri tregoi sesi trupi njerëzor reagon ndaj mjediseve me presion të lartë, për periudha të zgjatura kohore.
Kapsula e tij ishte e ngjashme me testet hapësinore për stërvitjen e astronautëve.
Duke folur me Daily Mail për kapsulën që kishte për ‘shtëpi’ për 93 ditë ai tha: “Çdo njeri ka nevojë për këto vende të shkëputura nga qyteti dhe aktiviteti njerëzor. Disa njerëz vijnë këtu për pushime një ose dy-javvore, ata relaksohen dhe provojnë avantazhet e mjekësisë së presionit hiperbarik”.
Gjatë qëndrimit të tij ai stërvitej për një orë gjatë ditës, por vetëm me duart e tij. Pesha e tij kishte mbetur e pandryshuar gjatë eksperimentit.
Top Channel