Ka rënë në prangat e policisë 35-vjeçari Sokrat Rajta, i cili dy ditë më para aksidentoi për vdekje Anton Curakajn në aksin rrugor Fushë Mamurras- Adriatik.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Presa e Bamit”, ku Rajta aksidentoi me mjetin tip “Benz” 38 vjeçarin që po lëvizte me biçikletë, më pas u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë të aksidentuarin në vend.
38- vjecari është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e lëndimeve të rënda fizike të marra, ka ndërruar jetë.
Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi S. R., në momentin e aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Top Channel