Një 49-vjeçar ka plagosur me thikë vëllanë në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bixelle mbrëmjen e kaluar. Policia ka ndërhyrë, duke vënë në pranga autorin. Ndërkohë, vallai i tij 46-vjeçar ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bixelle, Elbasan, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 49 vjeç, banues në fshatin Bixelle, Elbasan, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij, në fshatin Bixelle, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vallanë e tij, shtetasin A. K., 46 vjeç.
46-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.
Top Channel