Situata në veri të Kosovës, Novak: Të ulen tensionet, jam e shqetësuar për ngjarjet

01/06/2023 17:23

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak shprehu shqetësimin e saj për gjendjen e krijuar në veri të Kosovës, teksa bëri thirrje për shtensionim të situatës.

Në konferencën e përbashkët pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ajo tha se do të jetë shumë e rëndë nëse tensionet në veri vazhdojnë të përshkallëzohen.

“Unë jam shumë e shqetësuar për këtë që ka ndodhur në Kosovë, ka ndodhur agresivitete të tilla që prej shumë kohësh nuk kemi pasur, qëllimi jonë është që t’i shmangim këto lloj agresiviteti. Shpresoj që të gjithë do të jenë të interesuar që të kenë ma pak tensione gjatë bisedimeve”, tha Katalin Novak- Presidentja e Hungarisë.

Nga ana tjetër Begaj u shpreh se aktorë keqdashës kërkojnë destabilitetin e rajonit, ndërsa theksoi se nevojitet shtensionim i situatë në pjesën veriore të Kosovës, pasi ngjarje të tilla nuk i shërbejnë askujt.

“Keqpërdorimi i popullatës serbe në veri të Kosovës dhe dhuna e ushtruar ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it dhe medies është e patolerueshme, e pajustifikueshme. Prandaj, mendoj që në këtë moment nevojitet një shtensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe t’i shërbehet zgjidhjes së problemit dhe të jetë busulla e orientimit për të dy vendeve për arritjen e asaj marrëveshjeve që është dakorduar”, u shpreh Begaj.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale, ndërsa Hungaria pjesë të KFOR-it ka 400 ushtarë.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Top Channel