Protestues me tenxhere e kapakë presin kryeministren në veriperëndim të Francës (fotot)

01/06/2023 19:43

Rreth 200 demonstrues kundër reformës së pensioneve të qeverisë Macron, prisnin sot me tenxhere e kapakë kryeministren franceze Elisabeth Borne, në Laval para se ajo ë mbërrinte për të diskutuar “problemet e punësimit” në rajonin veriperëndimor të Loire.

Teksa protestat dhe grevat vijojnë ndaj zyrtarëve qeveritarë franceze në të gjitha zonat e vendit, kryeministrja ka thënë se vjen në rajon për të nxitur krijimin e vendeve të punës, me qendra kujdesi për fëmijët si kopshte e çerdhe.

Zhvillimi vjen ndërkohë që fermerët francezë janë gjithashtu në protestë për kufizimet e prodhimit  të vendosura nga qeveria, ndersa opsionet e punësimit në kopshte e çerdhe nuk dukej se qetësonin demonstruesit.

Borne vizitonte sot qytetet Angers e Laval duke thënë se qindra mijëra vende pune do të krijoheshin në sektorin e kujdesit të fëmijëve në vitet në vijim, edhe pse më parë është pranuar mungesa e stafit për këto qendra.

Mijëra njerëz kanë demonstruar në qendrat e mëdha franceze  kundër reformës së pensioneve të qeverisë franceze, e cila u kalua pa maxhorancën e nevojshme në parlament dhe mes pakenaqesise se gjere publike.

Sindikatat kanë thënë se nuk do të heqin dorë nga lëvizja e tyre teksa në disa raste grevat kanë ndaluar transportin publik në qytetet e vendit.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA