Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot në Moldavi presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Osmani ka bërë të ditur se me Scholzin, Macronin dhe Borrellin kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe për përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet.

“Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç. Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”– ka shkruar Osmani në rrjete sociale.

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian, Osmani ka takuar në Moldavi edhe homologun e saj ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, të cilit i ka shprehur solidaritetin e plotë të Kosovës.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA