Në Mitrovicën e Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.

Në protestë janë bashkuar dhjetëra shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Disa prej tyre thanë se po protestojnë në “mbështetje të Policisë së Kosovës”.

Policia e Kosovës tha më herët se është vërtetuar se thirrjet për protestë të bëra në mediat sociale, vijnë nga profile të dyshimta dhe mund të jenë qëllimkëqija.

Edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se thirrjet e tilla “nuk i ndihmojnë” Kosovës.

Top Channel