Përpos 700 trupave të para përforëcuese që janë rrugës tashmë, NATO-ja është e gatshme të nisë edhe ushtarë të tjerë në Kosovë.
Aleanca duket e vendosur të blindojë rajonet veriore me qëllim qetësimin e dhunës në këtë pjesë të vendit të banuar me shumicë serbe.
“NATO-ja do të mbetet vigjilente. Ne do të jemi atje për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe për të qetësuar dhe ulur tensionet”, tha Stoltengerg.
Ai e përsëriti edhe një herë gjatë takimit të ministrave të jashtëm të NATO-as në Oslo se dhuna kundër trupave paqëruajtëse të KFOR-it, në Kosovë ishte “krejtësisht e papranueshme”.
Përleshjet midis protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan – bënë të plagoseshin 30 paqeruajtës e me dhjetëra protestues në 29 maj. Fill pas kësaj, u njoftua rritja e misionit prej 4000 trupash të NATO-s në Kosovë me 700 ushtarë shtesë.
Tensionet në zonë u rritën pasi të premten e kaluar kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga serbët, hynë në ndërtesat komunale për të marrë detyrën. Serbia e vuri ushtrinë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë dhe dërgoi më shumë trupa në kufirin me Kosovën.
Diplomacia perëndimore reagoi me forcë kundër dhunës së të hënës. Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier njoftoi anulimin e pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023”, ndërsa paralajmëroi edhe masa të tjera.
Top Channel