“Mitrovica është Shqipëri”/ Flamuri i UÇK-së në ndeshjen Tirana-Egnatia, tifozët mbështesin Kosovën
01/06/2023 21:27
Një banderolë me mbishkrimin “Mitrovica është Shqipëri” është parë gjatë ndeshjes Tirana-Egnatia në stadiumin “Air Albania”.
Tifozët shqiptarë kanë shprehur mbështetjen për Kosovën gjatë trazirave që po kalon veriu.
Veriu i Kosovës po përballet me situatë të tensionuar ditët e fundit, në tre prej katër komunave, Zveçan, Zubin Potok dhe Lepostaviq.
Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në godina.
Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës me ndihmën e Policisë së Kosovës. Protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.
Top Channel