Kërkoi lirimin, lihet në burg kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri! Apeli ndryshon masën për Kokaveshin

01/06/2023 11:42

Me kopjen e mandatit si kryebashkiak i Himarës, dalë fitues në zgjedhjet e 14 majit, Fredi Beleri i kërkoi gjykatës Anti Korrupsion që të lirohet.

Me një tjetër kërkesë të dorëzuar brenda ditës në gjykatën e Vlorës, Dhinisis  Alfred Beleri i kërkoi nga burgu gjykatës së Vlorës vërtetimin e mandatit si kryetar bashki në Himarë.

Por kërkesa e dytë nuk është marrë ende në shqyrtim, ndërkohë që lutja e tij për ndryshim të masës së sigurisë arrest me burg u refuzua.

Klienti im kërkon të shkojë në Himarë pranë qytetarëve që do tu shërbejë dhe nuk ekziston asnjë mundësi ikjeje” – deklaroi avokati Edmond Dema.

Gjykata e posaçme ndryshoi arrestin me burg për Pandeli Kokaveshin, që si ndihmës i dyshuar i Belerit ka të njëjtën akuzë atë të korrupsionit në zgjedhje, pasi pagoi 400 mijë lekë për të blerë votat e 8 qytetarëve në favor të Belerit.

Megjithatë problem mbetet mandati i tij. Sipas ligjit Beleri duhet të betohet para këshilltarëve të bashkisë, por ai mbahet në spitalin e burgut.

Precedenti i mëparshëm nga zgjedhjet e 30 qershorit është ai i vijueshmërisë së mandatit siç ndodhi me Voltana Ademin që problemeve që i dolën Valdrin Pjetrit ajo vazhdoi detyrën.

Por avokati i Belerit  këmbëngul për TCH  se do t’i drejtohet me urgjencë gjykatës së lartë në mënyrë qe ata të shprehen brenda 45 ditëve.

Top Channel