Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon mocion mosbesimit për qeverinë Kurti pas situatën së tensionuar në veri të vendit dhe sanksioneve të SHBA-ve karshi Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë u shpreh se kryeministri Kurti me këtë qasje po vazhdon me shpejtësi ta humb sovranitetin e vetë në veri.

“Gjendja është e jashtëzakonshme dhe për rrjedhojë ne nuk mund të sillemi zakonshëm. Për AAK është tepër me rëndësi që të nisë një mos-mocion i mosbesimit të qeverisë Kurti, dje kemi kërkuar që ai të dorëhiqet për arsyet si vijojnë: me qasjen që e ka marrë kryeministri Kurti dhe qeveria Kosova po vazhdon me shpejtësi ta humbë sovranitetin e vetë në veri të Kosovës. Ju e dini se që nga vendosja e vendimit për tabela Kosova në atë pjesë të vendit është vetëm duke u dobësuar dhe humbur sovranitetin. E dyta, kjo qasje na solli në situatë kur KFOR dislokon trupa shtesë në veriun e Kosovës bazuar në rezolutën 1244”, tha ai.

Sanskionet e SHBA-ve karshi Kosovës, sipas Tahirit e kanë goditur në themel funksionimin e vendit.

Sanksione të cilat e kanë goditur në themel funksionimin e këtij shteti duke u nisur nga Defender 23, përjashtimin e Kosovës nga ky ushtrim e deri tek masat tjera të cilat pritet të ndodhin. Nuk ka logjik në kohën kur aleati jonë kryesor e ka problemin më të madh të sigurisë në luftën në Ukrainë me ia dhënë edhe një problem të sigurisë në Evropë në veri të Kosovës. Për AAK institucionet e Kosovës janë të shenjta dhe as kriminelët e Vuçiçit e as policët me uniforma e pa uniforma nuk munden dhe nuk do të munden asnjëherë ta sfidojnë shtetin e Kosovës. Por, shteti e shtëpia mbahet me miq e mikë më të mirë se Amerika ky popull nuk ka”, u shpreh ai.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiriu shpreh se një mocion mosbesimi është përgjigja jo për të dëmtuar, e jo për të fituar politikisht, por për t’i treguar Kurtit se rruga që po ndjekë ai është qorre.

Një mocion mosbesimi është përgjigja jo për të dëmtuar, e jo për të fituar politikisht se ne e dimë ku po jetojmë, e dimë që ky komunikim nuk është komunikimi që më së qefti ka dëshirë me bë një parti, por e kemi përgjegjësi politike, shtetërore, institucionale me i thanë qeverisë Kurti me i thënë popullit të Kosovës se kjo është rrugë qorre dhe sa më shpejt që të ndalet sa më shpejt që e forcon lidhjen me aleatët tanë bashkarisht do të jetë më mirë“, u shpreh Tahiri.

Sipas deputetit Tahiri, zgjedhjet në veri të vendit kanë qenë një eksperiment që nuk i kanë ndihmuar as Kosovës dhe as integrimit të veriut.

Tash e tri ditë në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

Të hënën, protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni. Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit./KosovaPress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA