Protestuesit serbë në veri të Kosovës vazhdojnë sulmet ndaj policëve dhe përfaqësuesve të medias që po raportojnë situatën në vend.

Këtë pasdite, Burim Zariqi nga RTV21 u sulmua nga një shtetas serb dhe momentin e filmoi vetë me kamerën që ishte duke regjistruar. Autori , sikurse duket në video, nuk nguron aspak nga fakti që po filmohet, por godet kamerën dhe ofendon Zariqin.

Më herët, protestuesit goditën një automjet policie në Zveçan. Autorët thyen xhamat e një veture të Policisë së Kosovës dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Kjo është dita e tretë ku në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

Top Channel