Në orën 21:00, në Puskas Arena të Budapestit do të luhet finalja e edicionit 2022/23 të Europa League teksa përballë janë Sevilla dhe Roma.
Por, kur kanë mbetur edhe pak orë nga finalja, lajme aspak pozitive vijnë nga kampi i spanjollëve aty ku në seancën e fundit stërvitore është dëmtuar Lioc Balde.
Mbrojtësi këtë sezon ka qenë një titullar i rregullt në 11-tëshen e andaluzianëve dhe për trajnerin Jose Luis Mendilibar telashet zmadhohen edhe më shumë kur zëvendësuesi i tij, Marcao nuk është në momentin më të mirë.
Ky i fundit në fakt është një tjetër element me vlera, por që në këtë sezon ka hasur në shumë vëshirësi fizike duke u paraqitur në vetëm 10 ndeshje. 90-minutëshi i tij i fundit daton më 13 prill pikërisht në një sfidë europiane si ajo ndaj Manchester United.
Megjithatë, mungesa e Balde “fut tension” pak orë para finales me italianët teksa andaluzianëve ju duhet të zbresin në fushë pa një nga titullarët e zakonshëm./ SuperSport
Top Channel