Ditën e sotme në Zveçan ka një numër më të madh protestuesish, në krahasim me një ditë më parë.

Situata duket e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.

Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të komunës.

Top Channel