I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se nëse nuk përfundon kriza në veri të Kosovës, të gjithë do të humbasin.

“Problemi nuk është se kush e filloi. Nëse kriza nuk përfundon, të gjithë humbasin”, ka thënë së fundmi Lajçak për mediumin italian, La Stampa.

Serbët në veri kanë filluar protestën që prej ditës së premte. Protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ata kanë hedhur sende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, madje kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Top Channel