I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i dërguar kryetarët e zgjedhur në objektet komunale në veri, është i pamatur.

Sipas Peach, ky vendim ka pasur pasoja shumë të dëmshme. Deklarata e Lordit Peach është publikuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Aty bëhet e ditur se përveç kryeministrit Albin Kurti, Peach ka takuar edhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, KFOR-in dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Emisari britanik ka deklaruar se vizita e tij në Kosovë vjen në një kohë serioze.

Në takimet me qeverinë kam dhënë një mesazh shumë të qartë: veprimi i Qeverisë së Kosovës për të instaluar kryetarët e komunave në ndërtesat komunale me forcë, ka qenë i pamatur dhe ka pasur pasoja të dëmshme. Është e nevojshme që të gjitha palët të de-përshkallëzojnë situatën tani”, tha Peach.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA