Grupet e të drejtave në Pakistan paralajmërojnë kundër krizës së demokracisë (fotot)

31/05/2023 19:49

Grupe të të drejtave të njeriut në Pakistan paralajmëronin sot se të gjitha palët janë me faj për përkeqësimin krizës së demokracisë në vend.

Drejtuesja e komisionit të të drejtave Hina Jilani tha se “në asnjë rrethanë zgjedhjet e përgjithshme nuk duhet të shtyhen përtej tetorit 2023”

Ajo shtonte se një hap i tillë nga qeveria dhe të gjithë faktorët e tjerë politikë, do të ishte sabotim i procesit demokratik dhe mbështetje e destabilizimit aktual.

Zhvillimi vjen teksa lideri popullor opozitar i vendit Imran Khan u kthye sot për një paraqitje në gjykatë pas disa javë trazirash të shkaktuara nga arrestimi i tij i shkurtër nga autoritetet.

Gjykata e Islamabad kundër korrupsionit dëgjoi sot Khan për të njëjtën çështje korrupsioni që shkaktoi arrestimin e tij të kontestuar më 9 maj, thanë avokatët e tij.

Ndërkohë mijëra mbështetës e ndihmesa të Khan janë ndaluar nga autoritetet megjithë lirimin e tij.

Islamabadi thotë se arrestimet janë të justifikuar nga ligjet anti-terrorizëm të shtetit, ndërsa partia e Khan, Tehrek-e-Insaf, thotë se ato janë shtypje para votës së tetorit.

FOTO GALERI
1/5
Drejtuesja e komisionit të të drejtave Hina Jilani tha se "në asnjë rrethanë zgjedhjet e përgjithshme nuk duhet të shtyhen përtej tetorit 2023”

Top Channel