Euro zbret nën 110 lekë, Banka Qendrore: Ndërhyrje për ristrukturimin e kredive në valutë

31/05/2023 19:33

Euro ka thyer barrierën psikologjike dhe këmbehet zyrtarisht nën nivelin e 110 lekëve.  

Të dhënat e bankës së Shqipërisë tregojnë se monedha europiane vlerësohet në treg mesatarisht në nivelin 109.69 kundrejt lekut, më i ulëti historik. Rënia është me 0.5 pikë në krahasim me një dite më parë, ndërsa diferenca në shitje dhe blerje për monedhën është 0.6 lekë.

Banka e Shqipërisë po parashikon ndërhyrje për ristrukturimin e kredive në valutë, ndërsa zhvlerësimin e euros e konsideron ecuri të tregut

“Po konsiderojmë diskutimin për të implementuar edhe njëherë plane për ristrukturimin e kredisë, pra bankat të jenë të prirura t’i pranojnë klientët me këto kërkesa. Ndërhyrjet në kurs përderisa është rezultat I tregut ne nuk kemi asnjë masë të tillë. Nuk e bën banka e Shqipërisë kursin, por tregu dhe nuk duam të krijojmë precedentë duke ndërhyrë. Në vitin 2022 pati 400 milion euro shtesë valutore për shkak  të rritjes së reminitancave, eksporteve dhe investimeve të huaja direkte” – tha Sejko.

Zhvlerësimi i euros ka dhënë goditjen më të madhe në uljen e vlerës së eksporteve shqiptare. Sipas INSTAT, në prill rënia arriti deri në 20% në krahasim me një vit më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA