11 të vrarë në fundjavën festive në Chicago, mes shtimit të varfërisë e dhunës së armëve, thotë policia në SHBA (fotot)

31/05/2023 16:46

Fundjava e ditës përkujtimore ‘Memorial Day’ në Chicago nuk ka rezultuar shumë ‘festive’ pasi 53 njerëz u qëlluan me armë, 11 prej të cilëve humbën jetën, njoftonin sot autoritetet.

Viktimat tragjike ishin nga mosha 2 deri në 77 vjeçare, nga të gjitha zonat e kryeqytetit të Illinois në SHBA.

Dhuna vjen megjithë një iniciativë të bashkëpunimit komunitar për sigurinë publike që kryebashkiaku shpreson të vërë në zbatim gjatë verës.

Policia tha se disa ngjarje tragjike ishin dhunë shtëpiake ndërsa tre persona u qëlluan me armë teksa qëndronin në trotuar mesnatën e të shtunës në rrugën South Harper Avenue.

Familjarë të viktimës 35-vjeçare William Hair folën me rrjetin ABC7 për atë që i ndodhi të dashurit të tyre në një intervistë me  programin Lakeview.

“Ai ishte aty me shokun e tij të ngushtë. Ata ndaluan makinën duke mos u lënën asnjë shans. Shoku i tij qëndroi aty me të dhe u përpoq t’i shpëtonte jetën por për fat të keq ai ishte shuar”.

Hair është një nga pesë persona që janë vrarë me armë ditët e fundit në Lakeview, teksa policia thotë se do të shtojë patrullat në zonë.

Mbrëmjen e të dielës një fëmijë 2-vjeçar u qëllua gabimisht nga një armë e zbrazur nga një i rritur, teksa plumbi e goditi në dorë.

Kryebashkiaku Brandon Johnson ka qenë në fundjavë në disa zona për të sensibilizuar për ruajtjen e sigurisë në rrugë.

Javën e kaluar ai kishte nisur një fushatë gjthë-përfshirëse për sigurinë publike me grupe mbështetjeje nga komunitetet, por shtonte se puna për të bërë është shumë e madhe.

“Varfëria nuk mund të largohet në një fundjavë. Ne e kuptojmë se komunitetet tona janë varfëruar dhe traumatizuar, dhe kjo që po shikojmë është një manifestim i kësaj traume që po kalojmë”, tha kryebashkiaku Johnson.

Në deklaratë ai shtonte: “Dhuna që qyteti ynë pa në fundjavë është e patolerueshme. Ajo ka shkaktuar dëme të rënda dhe mendimet e mia janë me viktimat dhe të prekurit. Unë do te përdor çdo burim për të mbrojtur jetën tonë në këtë qytet dhe për të punuar në themelet e ndërtimit të sigurisë sonë të përbashkët”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA