Dy derra të egër janë larguar nga pylli për të hyrë në një lokal në “Beton Hall” në Beograd.

Lajmi u konfirmua edhe nga “Serbia Live” në Instagram, e cila përmes një video-mesazhi njoftonte se “ata u futën në gjumë dhe u evakuuan me sukses dhe shpejt”.

Portali N1 ka kontaktuar me “Veterina Beograd” lidhur me këtë rast, por nuk ka ende asnjë përgjigje. Kjo nuk është hera e parë që derrat e egër shfaqen në Beograd.

Vitet e fundit derrat e egër janë shfaqur në mënyrë sporadike në pjesë të ndryshme të qytetit dhe publiku është i shqetësuar për këtë. Mirëpo, ekspertët thonë se ato janë kafshë të egra, të cilat nëse nuk tremben, nuk sjellin probleme.

Drejtoria e Pyjeve, pas një prej këtyre lajmeve, ka paralajmëruar qytetarët për rrezikun e mundshëm të derrave të egër që janë të pranishëm në pjesë të territoreve të komunave Zemun dhe Novi Beograd, në një shtrirje nga blloku 30 deri në bllokun 9, nga Ushçe në kalatën e Zemunskit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA