Teksa në veri të Kosovës vijojnë protestat dhe trazirat, në komunën e Zubin Potokut njësia speciale e Kosovës ka zhvendosur flamurin e Kosovës nga hyrja e Komunës dhe e ka vendosur në kat më sipër.

Pas këtij veprimi kanë qenë protestuesit serb të cilët vendosën flamurin e Serbisë pikërisht përballë ndërtesës së komunës në Zubin Potok.

Situata aktualisht vazhdon të jetë të qetë. Kujtojmë se mbrëmë protesta në Zveçan është përshkallëzuar në dhunë dhe tension, ku si pasojë u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA