Kryeministri japonez shkarkon të birin pas imazheve të festës private në rezidencën zyrtare (fotot)

30/05/2023 18:41

Fumio Kishida ka kritikuar ashpër djalin e madh Shotaro, pas publikimit të fotove ku ai shihej i shtrirë në shkallët e rezidencës zyrtare dhe duke pozuar në podiumin e konferencës së shtypit.

Tashmë i biri i kryeministrit Kishida, pritet të japë dorëheqjen nga posti i sekretarit ekzekutiv pas zemërimit publik për festën private në rezidencën shtetërore.

Fotot e publikuara nga revista e përjavshme Shukan Bunshun e tregonin duke pozuar në shkallët simbolike me tapet të kuq bashkë me miqtë e tij, duke imituar anëtarët e sapoemëruar të kabinetit qeveritar, teksa vetë Shotaro qëndronte në qendër – vendi që i rezervohet kryeministrit.

Në të tjera foto të bëra ditën e festës së vitit të ri ‘bonenkaimë 30 dhjetor të ftuarit e tij qëndronin në podium sikur të ishin duke mbajtur një konferencë shtypi.

Dorëheqja e Shotaro Kishida është një goditje e rëndë për babanë e tij, sapo shifrat e aprovimit publik kishin nisur të rriteshin pas një atentati ndaj jetës së tij gjatë fushatës së muajit të kaluar.

“Si sekretar i çështjeve politike të kryeministrit, që është një post publik, veprimet e tij janë të papërshtatshme dhe kam vendosur t’ia heq këtë përgjegjësi”, tha dje kryeministri Kishida. “Sigurisht që përgjegjësia e emërimit të tij më mbetet mua”, tha ai, duke shtuar se zëvendësimi do të jetë ndihmësi i tij i vjetër Takayoshi Yamamoto.


Kishida pranonte se kishte pritur të ftuarit në rezidencë por tha se nuk kishin qëndruar aty për festën e vitit të ri.

Ndërtesa gati 100-vjeçare ka shërbyer më parë si selia e kryeministrisë deri para se të kthehej në rezidencën e kreut të qeverisë në 2005.

Kjo nuk është hera e parë që 32 vjeçari Shotaro, kritikohet për abuzime të vogla me funksionet zyrtare teksa më parë është përfolur për përdorim të automjeteve zyrtare në lëvizje jozyrtare në Britani e Paris si dhe me anëtarë të kabinetit gjatë qëndrimit në Londër.

Kishida tha se ka qortuar të birin për sjelljen por kjo nuk ka bërë të heshtë opozitën që akuzon zyrtarin për nepotizëm.

Kishida kishte emëruar në tetor të birin si sekretar, që është një nga tetë postet e ndihmesave të kryeministrit. Emërimi i të afërmve nga zyrtarët e lartë në Japoni është njëfarë përgatitje e tyre si trashëgimtarë teksa dhe vetë Shotaro kishte qenë sekretar i të atit të tij dikur deputet.

FOTO GALERI
2/3
... ose duke imituar anëtarët e sapoemëruar të kabinetit qeveritar, teksa vetë Shotaro qëndronte në qendër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA