Krahu i kameras godet brutalisht aktivistët e klimës që ndërprenë kompeticionin e kërcimit në Suedi (video-foto)

30/05/2023 19:04

Një operator i shkathët i krahut të kameras duket se arriti të shpëtojë finalen e një kompeticioni televiziv kërcimi në Suedi në momentin kur dy ‘vandalë’ ambjentalistë hynë në skenë për ta prishur atë.

Sportistja vendase Charlotte Kalla, ishte duke performuar kërcimin profesional me partnerin Tivuas Jarkssib kur ndodhi incidenti i papëlqyer.

Dy të ashtuquajtur ‘aktivistë klime’ hynë furishëm në skenë duke shpërndarë pluhur me ngjyrë me një parrulë ku kërkohej rikrijimi i zonave natyrale moçalore.

Por brenda disa sekondave djali protestues u rrëzua përtokë nga krahu lëvizës i kameras që e goditi pranë kokës.

Ai dhe shoqëruesja e tij u rrëzuan nga kamera para se të merreshin nga siguria në skenë.

Ngjarja u regjistrua nga disa kënde madje ishte filmuar dhe nga vetë miq të aktivistëve që e postonin në rrjet

Sipas rrjetit Daily Mail, aktivistët kishin thënë më pas se nuk donin “të bënin gallatë, por sihin të shqetësuar për situatën klimatike”.

Nuk duket se kishte plagosje serioze mes aktivisteve.

FOTO GALERI
1/3
Një operator i shkathët i krahut të kameras duket se arriti të shpëtojë finalen e një kompeticioni televiziv kërcimi në Suedi në momentin kur dy ‘vandalë’ ambjentalistë hynë në ske

Top Channel