Reshjet e shiut dhe breshërit në Kuçovë nuk kursyen as të mbjellat në fusha.

Ndërkohë që fermerët e drithërave prisnin të korrnin grurë, tashmë në fushat e tyre nuk ka mbetur asgjë.

“Këtu nuk ka asnjë kokërr më, iku prodhimi i një viti. Të gjitha fitimet tona janë te kjo kashta këtu. Ne nuk kemi bukën tonë, do të blejmë bukë tani“, thotë një fermere.

Por ky nuk është rasti i vetëm që janë dëmtuar fushat me grurë.

“Të gjitha shpenzimet e fermerit kanë ikur kot. Sipërfaqja e grurit të dëmtuar në fshat është 60 hektarë“, shprehet një fermer.

Fermerëve të Kuçovës, këtë vit nuk do ju mungoj vetëm gruri, por edhe frutat dhe perimet.

Shiu dhe breshëri i dendur ra për një orë e tridhjetë minuta, nuk dëmtoi vetëm shtëpitë e banorëve te Kuçovës, por edhe bujqësinë, ku për shumë familja të ardhurat e vetme i sigurojnë nga toka që tashmë u është përmbytur.

Top Channel