BE: Sulmet e reja ruse tregojnë se Putini nuk është serioz për përfundimin e luftës

30/05/2023 18:27

Komisioni i BE-së deklaroi se një valë e re e sulmeve ruse ndaj Kievit dhe objektivave të tjera në Ukrainë tregojnë se Vladimir Putin nuk është “serioz” për ndalimin e luftës.

Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano, tha se kryeqyteti ukrainas po “sulmohet masivisht” nga Rusia.

Ai tha se sulmet ruse gjatë ditëve të fundit, të cilat kanë goditur një spital dhe ndërtesa banimi, tregojnë se Rusia vazhdon të terrorizojë Ukrainën.

“Sulmet ruse gjatë ditëve të fundit, të cilat kanë goditur një spital dhe ndërtesa banimi, duke vrarë dhe plagosur disa civilë ukrainas, tregojnë se Rusia vazhdon të terrorizojë pa dallim Ukrainën në një mënyrë të neveritshme dhe barbare. Këto sulme tregojnë se Putini nuk është serioz për të ndaluar luftën e tij dhe se ai dëshiron të vazhdojë përshkallëzimin e tij kundër popullit ukrainas”, tha Stano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA