28/12 13:34
Gazetarët e mediave të ndryshme në Kosovë, janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit.
Në një transmetim direkt të medieve, shihen disa gra duke tentuar t’i pengojnë gazetaret e RTV Dukagjinit, KOHËS dhe medieve të tjera të raportonin live nga kjo komunë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës nëpërmjet një komunikate njofton se ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës, që t’u sigurojë një perimetër të sigurt të raportimit kolegëve tanë.
AGK-ja iu bën thirrje të gjithë kolegëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e Policisë së Kosovës që janë prezent atje, dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.
Top Channel