Pamjet e shpërndara nga Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska tregojnë fëmijë që vrapojnë nëpër rrugët e Kievit ndërsa dëgjohen shpërthime në rajon.
Zonja Zelenska tha se “nuk duhet të jetë kështu. Përsakohë frika nuk mund të largohet, vendi nuk do të ndalet”.
Moska njoftoi sot se forcat ruse kishin goditur bazat ajrore ukrainase në sulmet gjatë natës dhe forcat ukrainase kishin bombarduar objektet industriale brenda Rusisë, ndërsa të dyja palët kërkonin epërsinë përpara kundërofensivës ushtarake vendimtare të Kievit.
Duke pranuar dëmtimin e një “objektivi” ushtarak, Ukraina tha se po punohej për të rivendosur një pistë dhe se pesë avionë u hoqën nga shërbimi në rajonin perëndimor të Khmelnitskiy, megjithëse nuk përmendi vendndodhjen e incidentit.
Kyiv. Morning after sleepless night under fire. Anxiety once again…
Children running and screaming for shelter to the sounds of explosions. But it should not be like this – anywhere and never. Fear cannot be turned off – but we do not stop, we act. Ukraine continues to fight 🇺🇦 pic.twitter.com/wTKS3sv6qi— Олена Зеленська (@ZelenskaUA) May 29, 2023
Top Channel