Groenlanda celebron pistën e re të aeroportit të Nuuk, në pritje të ‘turizmit arktik’ (fotot)
29/11 19:20
Dy persona kanë ndërruar jetë pas sulmeve në Ukrainën lindore, përkatësisht në rajonin e Donetsk.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas njoftoi se një person u vra kur predha goditi pikën e karburantit në qytetin e Toretsk. E më pas në një postim në Telegram , guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko tha se dy persona u vranë në sulmet në Toretsk, të cilat thuhet se përfshinin bomba ajrore me eksploziv të lartë.
Një ndërtesë shumëkatëshe u dëmtua gjithashtu në sulm, sipas atij. Ndërkohë tetë civilë u plagosën nga bombardimet.
“Çdo ditë, rusët godasin me qëllim civilët në rajonin e Donetsk”, tha Kyrylenko në Telegram.
Top Channel