 Analiza nga DW: Putin dhe propaganda me raketën me energji bërthamore
																		
					
					
					
						Analiza nga DW: Putin dhe propaganda me raketën me energji bërthamore						Frika është rikthyer sërish tek ukrainasit, të cilët po përballen me një grup sulmesh ruse me raketa.
Menjëherë pas nisjes së shpërthimeve, qytetarët e Kievit, u strehuan në stacionet e metrosë, për të shpëtuar nga rreziku.
Të panikosur në turma hyjnë në vendet e strehimit, deri në momentin që sirenat e alarmit do të ndalojnë.
“Pashë një numër të caktuar shpërthimesh në qiell, prandaj erdha këtu me kolegët e mi”, tha një banor.
Nga ana tjetër rrugët e qytetit janë mbushur me copëza raketash të shkatërruara. Në ato zona lëvizja është shumë e madhe, nga ukrainasit që banojnë në kryeqytetin e goditur vazhdimisht.
Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se kanë parë momente ku raketat po i afroheshin Kievit.
“Ata po tentonin të rrëzonin raketat si zakonisht, dhe njëra ra në rrugë, dëmtoi një makinë. Kam dëgjuar se njërës i është vënë flaka”, deklaroi një dëshmitar.
Prej disa ditësh Kievi është goditur nga sulmet me raketa, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale. Por e goditur nuk ka qenë vetëm Kievi, por edhe qytetet të tjera të Ukrainës ku janë shënuar edhe viktima.
Top Channel