Shtëpitë e qytetit bregdetar ‘fantazëm’ po dalin në shitje për £5,000 në Britani (fotot)

29/05/2023 15:50

Qyteti bregdetar i Horden, në verilindje të Anglisë ka mbetur një qytet “fantazmë” që prej mbylljes së minieres së tij teksa banorët e mbetur në varfëri dhe problemet sociale të drogave e krimit, kanë bërë që disa nga shtëpitë e zbrazura të dalin në shtije për vetëm 5,000 paundë.

E përditshmja vendase The Mirror shkruan se që prej mbylljes së papritur industrisë së gjerë të minierave vendi nuk ka gjetur më identitetin e tij dhe vijon degradimin.

Më parë Horden, në kontenë e Durham, thyente rekorde për produktivitetin e tij dhe punësonte mijëra njerëz të zonës.

Miniera është mbyllur nga autoritetet në që në 1987, dhe tashmë rrugët janë të mbushura me shtëpi të mbyllura me dërrasa, që mund të bihen secila për 5000 paundë secila teksa vendasit vijojnë të largohen nga zona.

E përditshmja tjetër britanike  Daily Star  raporton për transformimin negativ të Horden ashtu si të shumë qytezave të tjera ku industritë janë zhdukur pas viteve 1980s, siç është ilustruar dhe në një dokumentar të komentuesit David Burnip, injohur me emrin në rrjet Wandering Turnip, i cili vizitoi qytezën së fundmi në një përshkrim keqardhjeje.

Një vendas që foli me Burnip tha se qyteza ishte “fundosur që prej mbylljes s ëminierës”.

“Gjithçka kishte ishin klubet e burrave dhe punëtorëve të minierës dhe me mbylljen e saj nuk mbetet më asgjë”.

Ai shtonte se tashmë kontrollin e kanë marrë drogat që kanë prekur të mbuturit në moshat 40 e 50 vjeçare.

Rrjedhimisht kostot e pronave në Horden kanë rënë drastikisht, teksa katër shtëpi ishin në shitje sivjet për vetëm 5000 paundë.

Gjithsesi mes pronave në Horden, disa në rrugën Tees Street ishin shitur për £30,250 – edhe pse ishin blerë në vitin 2006 për më pak se gjysmën e çmimit.

Një tjetër ishte shitur në maj për £22,750, teksa ishte blerë pesë vjet më parë për £36,000.

Kështu që jo të gjitha shtëpitë kanë dalë në treg me çmime të rrënuara duke bere qe vendasit te shpresojne ende per nje rimekembje te qytezes se tyre.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA