Serbët nuk e paguan asnjëherë/ Kryetari i ri i komunës së Mitrovicës nis punën me faturimin e energjisë elektrike

29/05/2023 11:39

Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq të hënën i është drejtuar me një kërkesë KOSTT-it dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), për të nisur pagesën e faturave të energjisë elektrike në institucionet publike të kësaj komune.

Ai ka kërkuar që të informohet për borxhin që duhet paguar për energjinë e papaguar nga komuna që ai drejton.

“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë. Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, ka shkruar Atiq në Facebook.

Siç është informuar më parë, në katër komunat veriore të Kosovës, serbët nuk kanë paguar asnjëherë energjinë e shpenzuar në atë pjesë.

Top Channel