Përfaqësuesit e Listës serbe kërkojnë zëvendësim të policëve të Kosovës me forcat e KFOR-it

29/05/2023 15:48

Përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiç dhe Dragisha Milloviç, kanë biseduar me kolonelin e paqeruajtësve amerikanë të KFOR-it në Zveçan, të cilit i kërkuan, që policët e Kosovës në këtë komunë të zëvendësohen nga KFOR-i.

“Mund të them se ka qenë vërtet një bisedë korrekte, se koloneli e kupton situatën në të cilën jemi të gjithë. Kërkesa jonë ka qenë që njësitë speciale të tërhiqen nga ndërtesa e komunës, të largohen nga ndërtesa e komunës dhe sigurinë ta marrë KFOR-i. Ai [koloneli] po flet tani me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it për kërkesën tonë”, tha Milloviç para protestuesve.

“Presim përgjigje se çfarë do të na thotë koloneli amerikan i KFOR-it”, shtoi ai.

Top Channel