Ndryshimet demografike nuk kanë shkaktuar rënie vetëm të numrit të regjistrimeve në arsim, por kjo është reflektuar edhe në diplomimet.

Sipas të dhënave të INSTAT-it vitin e shkuar akademik ka pasur një ulje me 5.4% krahasuar me 2021, që do të thotë rreth 1700 studentë më pak.

Nga 32 690 të diplomuar në atë periudhë, për vitin akademik 2021-2022 ishin 30 910. Shifra që pritet të zbresin edhe më, në përfundim të këtij viti, për shkak të emigracionit në rritje.

Në këtë situatë shpërndarja e studentëve në programe gjithashtu ka ndryshuar, duke shtuar interesin në degët e teknologjisë dhe shëndetit e shërbimeve, e duke rrezikuar mbylljen e degëve për mësuesi, bujqësi, arte…

“Interesi i të rinjve është në ato degë që ju siguron punësim dhe të ardhura më të mira. Edhe prindërit madje po i nxisin. Ndaj në këto vitet e fundit  kemi kërkesa të larta për inxhineri, arkitekturë, shkenca kompjuterike, e sidomos edhe design…”– tha Rovena Plasa- këshilluese karriere

Këshilluesja e karrierës, Rovena Plasa  propozon një studim shtetëror për vendet e lira të punës, mbi bazën e të cilit duhet të hartohen kuotat për pranimin e studentëve; si dhe të tregohet tolerancë në degët me rëndësi kombëtare që të mos kenë kriter për t’u mbajtur hapur numrin e studentëve.

Top Channel