Humbi vendoret, kryeministri spanjoll shpall papritur zgjedhjet e përgjithshme

29/05/2023 15:38

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakoheshme të vendit në 23 korrik, një veprim i papritur ky i tij, por që duket se u nxit nga humbja e thellë e partisë së vet socialdemokrate në zgjedhjet lokale.

Përpara disfatës së të djelës, Sánchez kishte insistuar që ta përfundonte mandatin e tij katërvjeçar me partnerin e koalicionit të qeverisë së majtë United We Can, ndërsa zgjedhjet normalisht, duhet të zhvilloheshin në dhjetor.

“Ka vetëm një mënyrë të pagabueshme për të larguar dyshimet, dhe kjo mënyrë është demokracia. Mendoj se gjëja më e mirë për t’u bërë në këtë situatë është që populli spanjoll të marrë fjalën dhe të deklarohet pa vonesë”, tha Sanchez.

Vështirësitë për Sánchez dhe partinë e tij PSOE vijnë në kohën kur Spanja pret të marrë në 1 korrik presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Në zgjedhjet rajonale të një dite më parë, vendi anoi djathtas. Partia Popullore konservatore (PP) morri një mbështetje të fortë në komunitetet autonome, si dhe në shumë komuna.

“Është e qartë se është një rezultat i keq, nuk ishte aspak ai që prisnim. Ne e morëm mesazhin,” tha zëdhënësja e PSOE-së, Pilar Alegría.

Pas numërimit të më shumë se 97 për qind të votav, PSOE rezultoi të kishte marrë 28.18 për qind të tyre, dhe partia konservatore, siguroi 31.47 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA