Çmimet e larta ishin tema kryesore në komisionin e ekonomisë, ku autoriteti konkurrencës po prezantonte raportimin vjetor.
Deputetët kërkuan nga kryetari i këtij autoriteti marrjen e masave për të kontrolluar edhe më tej marzhet e larta të fitimit që tregtarët krijojnë duke deformuar konkurrencën në treg dhe mosuljen e çmimeve.
“Sakohë që inflacioni i importuar, sipas referuimeve po bie, në gjykimin tuaj si ka mundësi që çmimet nuk bien?”- pyeti deputeti socialist Erion Braçe.
“Ne nuk jemi një autoritet i çmimeve“- përgjigjet Autoriteti i Konkurrencës.
Në total për vitin 2022, autoriteti konkurrencës raportoi se janë marrë 96 vendime dhe vendosur 26 milion lekë gjoba për shkeljen e rregullave të konkurrencës. Por, deputetët kërkuan masa më të ashpra.
Anëtarët e autoriteti të konkurrencës kërkuan edhe ndryshimin e ligjit në mënyrë që të marrin më shumë kompetenca për të kontrolluar marrëveshjet e ndaluara në fushën e prokurimeve publike.
Top Channel