Dhjetëra qindra persona protestuan në Beograd me moton “Serbia kundër dhunës”.

Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për të kundërshtuar përgjigjen e Qeverisë serbe pas dy sulmeve masive që ndodhën në maj në këtë shtet, kur u vranë 18 persona.

Për shkak të numrit të madh të protestuesve, rrethojat mbrojtëse të vendosura jashtë ndërtesës së Kuvendit serb u lëvizën, në mënyrë që protestuesit të mund të vazhdonin marshimin e tyre drejt ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë. Protestuesit janë dëgjuar duke brohoritur “dorëheqje” dhe “Vuçiç po largohet”.

Pasi qytetarët u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit serb, ata vendosën lule dhe nderuan viktimat e sulmeve me armë zjarri.Protestuesit vazhduan rrugën drejt ndërtesës së transmetuesit publik dhe qëllimi i tyre ishte që ky televizion të raportonte për këtë protestë.Organizatorët bënë thirrje për protestë paqësore.

Protestuesit kanë një sërë kërkesash, përfshirë edhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bratisllav Gashiq, dhe drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksander Vulin. Ata po ashtu po kërkojnë që të ndryshohet trupi rregullator për mediat elektronike, mbylljen e tabloideve që propagandojnë dhunë dhe shkelin rregullat, si dhe marrjen e frekuencave kombëtare të televizioneve Pink dhe Happy.Presidenti serb, Aleksandaer Vuçiç, ka kritikuar mbajtjen e protestave, pasi ka thënë se përmes tyre po politizohet tragjedia. Megjithatë, ai është shprehur i hapur për dialog me opozitën.

Por, ai ka refuzuar që të shkarkojë zyrtarët që protestuesit po kërkojnë që të largohen nga pozitat e tyre.Më 3 maj, një 13-vjeçar vrau tetë nxënës dhe rojën e një shkolle në Beograd, si dhe plagosi gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues. Disa ditë më vonë, edhe një nxënëse vdiq nga plagët e marra.Një ditë më pas, më 4 maj, një 21-vjeçar hapi zjarr në disa fshatra afër Beogradit, duke vrarë tetë persona dhe plagosur 14 të tjerë. Më pas ai është arrestuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA