Për vitin shkollor 2022-2023 u regjistruan më pak nxënës dhe student e më saktësisht shifrat flasin për një rënie prej 4.1% krahasuar me vitin shkollor 2021-2022.

Referuar Institutit të Statistikave rënia më e madhe vihet re tek arsimi parauniversitar me 4.7% nxënës më pak.

Në arsimin 9-vjeçar, u regjistruan 267.275 nxënës, 55,0 % në arsimin fillor dhe 45,0 % në ciklin e lartë të arsimit bazë. Krahasuar me vitin e kaluar , marrin pjesë 3,9 % më pak nxënës.  Ndërsa në arsimin e mesëm u regjistruan 95.845 nxënës, me një ulje prej 7,4 %.

“Mendojë se i përkasin familjeve të reja të cilët kërkojnë diçka më shumë për jetën e tyre, mbase edhe lëvizjet, sot jemi të lirë, të gjithë të rinjtë kërkojnë hapësira më shumë, normalisht edhe të rinjtë tanë pretendojnë që të ndërtojnë diçka më të mirë diku tjetër. Normalisht duke filluar me parashkollorin do të gjenerohen në mënyrë të vazhdueshme këto mungesa, nëse do ta kemi në parashkollor kjo do të reflektohet edhe në vitet e tjera”, tha Sanie Koni.

Numri i lartë i emigrimit mbetet një faktor ndikues edhe në uljen e regjistrimeve për arsimin universitar, ku nga viti i kaluar akademik ka një ulje prej prej 2%.

“I mëshoj faktit që duhet të jemi selektiv sepse studentët që pretendojnë që të vazhdojnë studimet në degë të ndryshme do të jenë e ardhmja jonë. Më mirë të kemi më pak mjek të kualifikuar por ti kemi vërtet të mirë, më mirë të kemi më pak studentë për mësuesi por në të ardhme ti kemi vërtet mësues të mirë se sa të kemi cilësi të ulët”, u shpreh ajo.

Rënia e regjistrimeve në arsim ka filluar që prej një dekade, duke bërë kështu që në bankat e shkollave shqiptare të mungojnë 58 mijë nxënës dhe student.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA