Video/ Kanali i Venecias merr pamje të pazakontë, uji kthehet në të gjelbër fosforeshente

28/05/2023 18:32

Venedikasit u zgjuan të dielën në mëngjes me një pamje të pazakontë, pasi një pjesë ujë në kanalet qendrore të qytetit dukej se ishte kthyer në jeshile fluoreshente.

Autoritetet lokale kanë mbledhur mostra uji dhe kanë hapur një hetim urgjent.

Janë të shumta spekulimet se çfarë mund të ketë bërë që uji rreth urës së famshme të Rialtos të ndryshojë ngjyrë.

Teoritë variojnë nga lëshimi i bojës deri te një protestë nga aktivistët mjedisorë.

 

Mediat italiane raportuan se policia lokale po shqyrtonte CCTV për të përcaktuar nëse lëshimi mund të kishte qenë një marifet që përkonte me regattën e Volgalonga që po zhvillohej këtë fundjavë.

Shumë përdorues të mediave sociale thanë se imazhet që dilnin nga Venecia të kujtonin marifetin e vitit 1968 nga artisti argjentinas Nicolás García Uriburu, i cili ngjyrosi ujërat e Kanalit të Madh në të gjelbër për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet ekologjike.

Autoritetet mjedisore kanë testuar gjithashtu ujin.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA