Komuna e Leposaviçit është përfshirë nga një situatë e qetë këtë të shtunë, ndërsa flamuri i Kosovës, i cili është vendosur dje, po valëvitet në objekt.
Në zonë është parë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili vizitoi kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.
Ndërkohë, është parë një numër i shtuar i policisë të cilët kanë hequr kamerat e paligjshme të vendosura afër komunës.
Serbët lokalë, të thirrur nga strukturat ilegale, tentuan të ndalojnë hyrjen e kryetarit në objektin e komunës. Më pas ata gjuajtën me gurë në drejtim të policisë.
Kurse, këta të fundit larguan protestuesit duke vendosur një distancë të sigurisë afër komunës. Serbët bllokuan disa rrugë në Leposaviç me kamion dhe zhavorr. Kurse, kryetari Hetemi vazhdoi punën e tij deri në përfundimin e orarit.
Top Channel