I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i quan absurde veprimet që shkaktuan tensione ditën e djeshme në veri të Kosovës

Në një deklaratë për shtyp, diplomati tha me tone të ashpra se “mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që i ofron mundësitë të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku”.

Dje kam vendosur spontanisht të vij në Kosovë. Padyshim që dje ishte një ditë e keqe për Kosovën dhe Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi.

Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që i ofron mundësitë të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku.

E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e OHrit e ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme.

Por çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet nuk mund të merren vendime të pamatura

Kjo mënyrë nuk është e duhura për në Bashkimin Evropian dhe nuk është rruga që e afron marrëveshja e Ohrit dhe dialogu që e afrojnë drejt BE-së.

Bashkimi Evropian është vend i zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut që është elementi kyc. Mirëpo, veprimet në teren dhe mund të arsyetohen me bazën e ligjit. Jo çdo veprim është i mençur politikisht, disa mund të jenë toksike.”-tha Sarrazin gjatë deklaratës për shtyp.

Top Channel