Rusia në tentativë për të vonuar kundërsulmin e Ukrainës, planifikon provokim në centralin bërthamor

27/05/2023 21:59

Rusia po planifikon një “provokim në shkallë të gjerë” në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë për të vonuar kundërsulmin e shumëpritur pranveror të Ukrainës.

Trupat që pushtojnë juglindjen e vendit do të godasin planin e Zaporizhzhia dhe do të raportojnë një rrjedhje radioaktive për të shkaktuar një hetim ndërkombëtar, raporton në një deklaratë Ministria e mbrojtjes e Kievit.

Sipas palës ukrainase, çdo hetim i tillë do të ndalonte armiqësitë dhe do t’u jepte rusëve afatin që u nevojitet për t’u rigrupuar. Ministria e mbrojtjes nuk ka ofruar prova për të mbështetur pretendimet.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e OKB-së, e cila do të kryente çdo hetim në termocentral, nuk ka komentuar pretendimet, ndërkohë që gjithashtu nuk ka pasur përgjigje nga Moska.

Shtëpia e Bardhë tha se po vëzhgon situatën nga afër dhe nuk ka parë asnjë tregues se materiali radioaktiv është rrjedhur. Pretendimi i Ukrainës pasqyron sulmet e bëra nga Rusia gjatë luftës, me Kremlinin që pretendon rregullisht pa prova se Kievi po planifikon sulme provokuese që përfshijnë armë ose substanca të rrezikshme për të bërë më pas akuza për krime lufte.

Sakaq, paralajmërimi i Ministrisë së mbrojtjes së Kievit vjen ndërsa ushtria e Ukrainës përgatitet për të filluar një kundërofensivë që është diskutuar prej javësh. Zyrtarët kanë sugjeruar se kundërofensiva mund të fillojë brenda disa ditësh.

Top Channel