Armaldo Kllogjeri i ftuar mbrëmjen e djeshme tek emisioni “Më lër të flas”, është pyetur se sa paguhet në koncertet që ai bën.
Maestro ka refuzuar të tregojë një shifër konkrete, por i premton Romeo Veshajt, se kur të shkojë në koncertin e radhës do i tregojë sa do paguhet. I pyetur nëse merr për një koncert 10 mijë euro, ai e mohon një gjë të tillë.
Romeo Veshaj: Maestro pagesa që t’i merr për një koncert është 10 mijë euro?
Armaldo Kllogjeri: Joo!
Romeo Veshaj: Jo more mos e dhëntë Zoti!
Armaldo Kllogjeri: Po joo!
Romeo Veshaj: Sa merr?
Armaldo Kllogjeri: Unë marr aq sa është tregu.
Romeo Veshaj: Po le sa është tregu, se tregu është 10, 15 dhe 20.
Armaldo Kllogjeri: Shiko kur të bëj koncertin e radhës do të të them, do të të marr në telefon.
Romeo Veshaj: Më thuaj se i bën dhe promovim vetes mo. Armaldon ju mund ta merrni vetëm për…?
Armaldo Kllogjeri: Vetëm për gëzime familjare, koncerte, për të gjitha.
Top Channel