Ngacmohet nga vajzat pas BBVIP? Maestro: Më vijnë mesazhe ku më thonë je…

27/05/2023 09:54

Armaldo Kllogjeri, i fituar në “Më lër të flas”, ka treguar se në Instagram merr shumë komplimente, por nuk i quan si ngacmime.

Ai tregon se nuk i kthen përgjigje të gjithëve, por ka raste që i falenderon. Madje ai shprehet se nuk e menaxhon vetë Instagramin sepse për të është disi e vështirë, për këtë arsye merr ndihmën e një vajze që nuk ka preferuar që t’ja bëjë publike emrin.

Romeo Veshaj: Armaldo pas Big-ut të ngacmojnë vajzat në Instagram dhe pse ti do bëhesh baba për herë të tretë. Është e vërtetë? Thuaj të vërtetën, të ngacmojnë?

Armaldo Kllogjeri: Ka disa mesazhe që vijnë më tepër si si komplimente, jo si ngacmime.

Romeo Veshaj: Kujt i thua komplimente ti, ‘t’i hëngsha balluket’?

Armaldo Kllogjeri: Jo nuk kam balluke. Je yll, je king, je shumë i mirë. Unë këto i quaj komplimente, nuk i quaj ngacmime.

Romeo Veshaj: Dhe ti u kthen përgjigje?

Armaldo Kllogjeri: Jo nuk u kthej përgjigje.

Romeo Veshaj: Nuk i kthen përgjigje? Më shiko në sy!

Armaldo Kllogjeri: Po edhe ndonjë faleminderit edhe ja kthejmë tani. Unë nuk e menaxhoj vvetë Instagramin.

Romeo Veshaj: Kush ta menaxhon Instagramin?

Armaldo Kllogjeri: Një vajzë.

Romeo Veshaj: Po të gjithë u bënë me menaxherë o Armaldo?

Armaldo Kllogjeri: Me beso që kur kam dalë nga “Big Brother”, pjesa më stresuese për mua është Instagrami sepse tek unë ishte diçka e re dhe nëse nuk je aktiv në Instagram… Duke qenë se është stresues dhe unë nuk arrij ta menaxhoj vetë, nuk është se kam marrë menaxher, është thjesht një vajzë që më ndihmon për ta mbajtur Instagramin më të karikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA