Në gjunjë me duart pas kokës, momenti kur ushtari rus u dorëzohet ukrainasve

27/05/2023 18:22

Një video që tregon një ushtar rus i cili u dorëzohet trupave të Ukrainës po bën xhiron e rrjetit.

Një numër i ushtarëve të Ukrainës po ruanin pozicionin e tyre në një llogore kur ushtari rus po vinte në drejtim të tyre me hapa të ngadalta.

Trupat e Ukrainës, i kërkuan atij të shpejtonte hapat, dhe kur ishte diku afër ata i thanë që të ndalet. Në atë moment, ushtarët ukrainas i thanë atij që të hidhte helmetën dhe të hiqte parzmoren.

Pas kësaj, i kërkuan që të vendoste duart pas kokës dhe të ecte në gjunjë. Nuk dihet se në cilën zonë u xhirua videoja, ndërsa luftimet vijojnë në Bakhmut.

Top Channel