“Kosovë do jetë veriu e jugu, pavarësisht i pëlqen Amerikës apo Evropës”, Çun Lajçi reagon pas tensioneve në veri

27/05/2023 16:52

Aktori i mirënjohur, Çun Lajçi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas tensioneve në veri të Kosovës.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti po i plotëson premtimet e fushatës që në çdo pjesë të vend të sundojë rendi dhe ligji, ndërsa i është kundërvënë Perëndimit.

Postimi i plotë i Çun Lajçit:

Shqiptarë, Jo ju që i shikoni televizorët, po ju që televizorët i bëni me dalë menç, mos u bëni dhelpra, se kaçubat i ka djegë Serbia njëherë e një kohë e pallatet që i keni ndërtua me “djersën e ballit” pa i zbrazë kuletat, ato mund të luhatën nga ndrojtja e juaj! Albini e plotësoi premtimin e fushatës – në çdo cep do të sundoi rendi e ligji e do të funksionoi shteti. Kosovë do të jetë veriu e jugu, pavarësisht a i pëlqen Amerikës apo Evropës. Standardet e dyfishta le t’i zbatojnë evropianët e amerikanët e pastaj le të insistojnë për të tilla standarde edhe në Kosovë!

Kujtojmë se të premten qytetarët serbë u përplasën me policinë, pasi kundërshtonin marrjen e detyrës së kryetarëve të rinj të katër komunave në veri të Kosovës.

Top Channel