Flamuri i Kosovës valëvitet edhe në komunën e Zveçanit
27/05/2023 16:34
Në komunën e Zveçanit tashmë janë vendosur flamujt e shtetit të Kosovës dhe janë larguar ata serbë.
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka arritur të futet të premten në objektin e komunës, vetëm pas asistimit të Policisë së Kosovës.
Të premten u tensionua situata në veri të vendit pasi kryetarët e rinj tentuan të hyjnë në zyrat e tyre të punës.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë u lënduan pesë policë si dhe u dëmtuan katër makina zyrtare.
Pas tensionimit të situatës në veri pati edhe reagime të ndërkombëtarëve, të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata dhe mos të ketë provokime nga asnjëra palë.
Top Channel